Bota

Në takimin e 50 vendeve pritet njoftimi për dërgesa të reja armatimesh në Ukrainë

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, të mërkurën gjatë takimit të rreth 50 vendeve të njohur si Grupi i Kontaktit të Ukrainës, SHBA-ja pret të bëhen njoftime për dërgimin e më shumë armëve dhe pajisjeve në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia po fiton terren në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, veçanërisht në qytetin Severodonestk, ku po zhvillohen disa nga luftimet më të ashpra kohët e fundit. Pa një fluks të më shumë armëve, disa zyrtarë ukrainas kanë thënë se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të ndalur përparimin e Rusisë ose për të rimarrë tokën e pushtuar në rajon.

“Ne dëgjojmë atë që ata thonë, ne dëgjojmë absolutisht atë që ata po thonë,” tha zyrtari i lartë i mbrojtjes, i cili foli për “urgjencën” e takimit të grupit në Bruksel.

Zyrtari nuk tha në detaje se cilët vende do të shpallnin paketa të reja armatimesh ose çfarë do të përfshinin ato dërgesa, por vuri në dukje se SHBA-ja po punon “shumë ngushtë” me vendet e tjerë për të kuptuar se çfarë kanë nevojë forcat e armatosura të Ukrainës dhe më pas për të gjetur ato sisteme armatimesh për t’i dërguar.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Zyrtari gjithashtu nuk tha nëse SHBA-ja do të kishte një paketë të re dërgesash për të shpallur, por tha se administrata e presidentit amerikan Biden tashmë po punon për paketën e ardhshme.

Administrata Biden njoftoi paketën e fundit të armëve më 1 qershor, duke përfshirë Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HiMARS), një sistem i aftë për të lëshuar një breshëri raketash, që Ukraina i kishte kërkuar urgjentisht për javë të tëra. Dërgesa e kësaj artilerie ishte e para që mori mbështetje dypartiake në Kongres amerikan.

Një grup i vogël ushtarësh ukrainas filloi stërvitjen me sistemin HiMARS pothuajse menjëherë pas shpalljes se sistemi raketor do të dërgohet në Ukrainë. Por sistemi, për të cilin duhen tre javë stërvitje, ende nuk ka hyrë në terrenin e luftimeve. Zyrtari i lartë i mbrojtjes tha vetëm se ai sitem raketor do të hyjë në Ukrainë “së shpejti”.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë “ca rrezik” përsipër për gatishmërinë e tyre ushtarake në lidhje me dërgimin e armëve dhe pajisjeve në Ukrainë, tha Sekretarja e Ushtrisë, Christine Wormuth në fillim të këtij muaji, por “nuk ishte aspak një nivel i papranueshëm rreziku”.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Zyrtarja e lartë e mbrojtjes tha se SHBA-ja dhe aleatët e saj kishin ende një sasi të konsiderueshme pajisjesh në dispozicion për të dërguar në Ukrainë.

“Ne nuk i kemi shteruar burimet dhe asistencën e sigurisë nga shumë vende për këtë betejë në territorin ukrainas”, tha zyrtari.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua në fjalimin e tij të mbrëmjes së të hënën se Ukraina do të çlirojë të gjithë territoret e pushtuar nga Rusia, madje edhe gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi menjëherë pas marrjes së saj në vitin 2014. Por kjo mund të ndodhë, tha ai, vetëm me më shumë armë për Ukrainën.

“Duhen vetëm armë të mjaftueshme për ta realizuar këtë. Partnerët i kanë ato, në sasi të mjaftueshme. Dhe ne punojmë çdo ditë që vullneti politik për të na i dhënë këto armë të shfaqet”, tha Zelensky.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *