Forcat ukrainase përparojnë drejt Khersonit
Për javën e dytë me radhë, ushtria ukrainase ka suksese taktike në avancimin drejt Khersonit, tha këshilltari i kreut të administratës rajonale të Khersonit, Sergiy Khlan.
Sipas tij, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë avancuar edhe pesë kilometra nga Tavriiske, e cila u çlirua më herët.
“Ne po i afrohemi Tomyna Balka dhe kjo është 20 kilometra nga Khersoni, ku ndodhen pushtuesit. Luftimet po zhvillohen aktualisht midis Tavriiske dhe Tomyna Balka,” tha Khlan.
Khlan tha se ishte i bindur se fitoret taktike të ushtrisë ukrainase do të vijojnë në një kundërofensivë të plotë.
Sado që pushtuesit të përpiqen të rimarrin dhe rikapin pozicionet e humbura, nuk ia dalin dhe tërhiqen edhe më shumë. Domethënë, gradualisht kemi një avancim”, theksoi ai.
Khlan vuri në dukje se sulmet e artilerisë ukrainase nuk janë aq masive sa ato ruse, por janë shumë të sakta.
“Ndryshe nga pushtuesit, trupat tanë punojnë me saktësi. Ata godasin municionet, pajisjet dhe personelin e armikut. Fatkeqësisht, për rusët nuk është e rëndësishme nëse godasin ndërtesat e banimit, për Forcat e Armatosura të Ukrainës është e kundërta.” tha Khlan.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ukrainase po çliron gradualisht territorin e rajonit Khersonit.
©Rruga Press