Lajme

Avokatët në Shqipëri protestë kundër hartës së re gjyqësore, ja çfarë kërkesash kanë

Miratimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i projektit të shpërndarjes së re të gjykatave që parashikon vetëm një gjykatë apeli në të gjithë vendin, është kundërshtuar ashpër nga Dhoma e Avokatisë, që njoftoi bojkot 4 ditor të gjyqeve dhe përshkallëzim të protestës nëse kërkesat nuk merren parasysh.

Dhoma e Avokatisë njoftoi të hënën se do të bojkotonte për 4 ditë proceset gjyqësore, përveç masave të sigurisë, në shenjë proteste kundër projektit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore që shkrin 5 nga gjykatat e apelit në vend, një sërë gjykatash të shkallëve të para dhe disa nga gjykatat administrative.

“Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e organeve drejtuese të Dhomës  Qendrore dhe atyre vendore gjatë procesit të  diskutimit te draftit në shkallë vend,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia.

Avokatët në disa rrethe kundërshtuan ashpër reformën, që sipas tyre krijon probleme të aksesit të qytetarëve te drejtësia. Kundërshtimi kryesor ka të bëjë me krijimin e një Gjykate të Përgjithshme të Apelit në Tiranë dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në rrethe. Kjo sipas avokatëve krijon pamundësi për qytetarët nga rrethe të largëta të jenë të pranishëm apo ndjekin proceset.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

I pyetur nga BIRN, Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes anëtares së caktuar për Marrëdhëniet me Mediat, Marçela Shehu, tha se për momentin nuk kishte qëndrim në lidhje me bojkotin dhe problemet që mund të krijoheshin prej tij. “Nuk ka qëndrim paraprak,” tha Shehu, e cila shtoi se KLGJ do të mblidhej dhe do të diskutonte për situatën në vijim.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë, e cila ka qenë pjesë e diskutimeve për hartën e re, e mbrojti atë dhe u kërkoi avokatëve të bëheshin pjesë e zbatimit të saj. “Ajo që ne presim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe çdo avokat është që të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore, pasi ajo të miratohet në qeveri dhe të hyjë në fuqi,” tha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një qëndrim për mediat.

Manja këmbënguli se avokatët ishin pyetur në procesin e konsultimit dhe tha se një pjesë e qëndrimeve të tyre ishin marrë parasysh, por se harta ishte punë e KLGJ-së.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Dhoma Kombëtare e Avokatisë e sulmoi procesin e konsultimit si formal dhe të paragjykuar. Ndërsa tha se prej tij nuk ishte marrë në konsideratë asnjë mendim i grupeve të interesit “përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së  drejtësisë”.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i kërkon qeverisë që të merrte parasysh kërkesat e tyre dhe se bojkoti 4-ditor ishte një hap i parë në këtë proces.

Harta e re gjyqësore veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë. Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun. Debati për hartën filloi që pas disa takime konsultative, në të cilat ajo u kundërshtua ashpër nga avokatët, për shkak se sipas tyre pengon aksesin e qytetarëve të drejtësia. Harta e re iu dërgua ministrisë së Drejtësisë me 10 qershor nga KLGJ./reporter.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *