“Lija e majmunëve”, BE-ja blen 110 mijë doza vaksine
Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, njoftoi se do të nënshkruajë një marrëveshje për blerjen e 110 mijë dozave të vaksinës kundër lisë së majmunëve, me të cilat shtetet anëtare do të furnizohen, teksa dorëzimi i parë do të fillojë nga fundi i qershorit.
“Ne aktualisht kemi 900 raste të lisë së majmunëve brenda BE-së dhe rreth 1,400 raste në mbarë botën”, tha ajo pas mbërritjes në Këshillin e Shëndetit të BE-së në Luksemburg.
Më pas ajo shtoi: “Kjo është hera e parë që ne kemi përdorur fondet e BE-së për të blerë vaksina që më pas mund t’i shpërndajmë në vendet anëtare. Dhe kjo tregon se si mund të bëjmë kur punojmë së bashku dhe fuqinë për të pasur struktura që na lejoni t’i përgjigjemi menjëherë krizës si ajo që kemi tani”.
Ndërkohë, numri i rasteve të lisë së majmunëve në mbarë botën vazhdon të rritet. Rasti i parë i konfirmuar në Rumani u raportua të hënën, ndërsa në Angli numri i përgjithshëm i infeksioneve u rrit në 470.
Në Kanada, në Toronto, u hapën klinikat e para të vaksinave. Shëndeti Publik i Torontos shpjegoi se në javët në vijim, disa objekte do të jenë në gjendje të vaksinojnë ata që kanë pasur kontakt të ngushtë me dikë që ka rezultuar pozitiv dhe ata në rrezik më të madh për t’u ekspozuar ndaj virusit.
Rruga Press