Bota

Ukrainasve u mbarojnë municionet, rusët në avantazh falë armatimit

Në rajonin e Donbasit pranë vijës së frontit në jug të vendit, ushtria ukrainase po reziston, por përballë forcave ruse po i mbarojnë municionet.

Ata tani mund të mbështeten vetëm në ndihmën ushtarake të ofruar nga Perëndimi.

Avionët me telekomandë me të cilat  ata operojnë u dorëzuan nga amerikanët dy javë më parë.

Në tre muaj e gjysmë konflikt, këta specialistë dronësh janë bërë të domosdoshëm për forcat ukrainase, por nuk mjaftojnë për të ndryshuar ekuilibrin e fuqisë me Rusinë.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Ne kemi nevojë për armë të tjera, më moderne, sepse armiqtë tanë kanë artileri me rreze të gjatë”, shprehet majori nga Brigada e 45 e Artilerisë.

Ukrainasit po kërkojnë më shumë ndihmë nga Perëndimi. Në këtë njësi, modelet moderne të tankeve nuk janë dorëzuar ende nga Perëndimi. Modelet e vjetra të armëve të përdorura nga ushtarët ukrainas datojnë nga epoka sovjetike

“Ne tërheqim vëmendjen e partnerëve tanë për faktin se vetëm një numër i mjaftueshëm i artilerisë moderne për Ukrainën do të sigurojë avantazhin dhe t’i japë fund  torturës ruse në Donbas”, shprehet presidenti Zelensky.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Lufta në Ukrainë është kthyer në një garë artilerie ku Rusia po fiton vazhdimisht terren falë avantazhit të saj në armë. Sipas raportimeve ushtrisë ukrainase do t’i duheshin mijëra artileri, 200 sisteme raketash, 500 tanke dhe dy mijë automjete të blinduara. Por furnizimet janë ende larg, kështu që ata duhet të improvizojnë. Riparimi i armatimit rus të gjetur ose të braktisur ka rezultuar i suksesshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *