Ligjvënësit amerikanë ashpërsojnë legjislacionin mbi armët
Më në fund ligjvënësit demokratë dhe republikanë arritën një marrëveshje për të ashpërsuar legjislacionin mbi armët.
Senatori demokrat Chris Murphy është një nga mbështetësit kryesorë të masave të përforcuara.
Thirrjet për të përforcuar legjislacionin u shtuan pas rasteve të shumta të të shtënave me armë në shkolla dhe vende të tjera publike, ku u regjistruan viktima e të lënduar.
Presidenti Joe Biden e mbështet legjislacionin, por shton se vetëm kaq nuk mjafton.
“Dua të falenderoj senatorin Chris Murphy dhe grupin dypartiak për propozimin e tyre mbi sigurinë e armëve. Nuk zgjidh gjithçka që mendoj se është e nevojshme, por reflekton hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Me mbështetjen e dy partive, nuk ka justifikime për vonesë”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.
Mijëra njerëz dolën në rrugë këtë fundjavë në shumë shtete amerikane për të kërkuar më shumë kufizime për të parandaluar tragjeditë.
Korniza e re ligjore e rënë kërkon që shitësit e armëve të pajisen me licence federale, çka nënkupton se ata duhet të kryejnë kontrolle të historisë së atyre që blejnë armë.
Rruga Press