Bota

Ukraina i përgjigjet Putinit për komentin e kthimit të “territoreve origjinale”

Një nga këshilltarët presidencialë të Ukrainës i është kundërpërgjigjur komenteve të Vladimir Putinit, në të cilat presidenti rus kërkonte të justifikonte pushtimin në Ukrainë.

Putin kishte thënë se vendi i tij tani po përpiqej të rifitonte “territoret origjinale”, ashtu siç bëri sundimtari rus Pjetri i Madh në shekullin e XVII-të.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarresti për ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu

“Rrëfimi i Putinit për marrjen e tokave dhe krahasimin me Pjetrin e Madh dëshmon se nuk kishte asnjë ‘konflikt’, vetëm okupime të përgjakshme të vendit nën pretekste të sajuara të gjenocidit ndaj njerëzve”, pohoi Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial i Ukrainës, raporton bbc.

Podolyak shtoi gjithashtu se nuk duhet të flitet më për fytyrën e vërtetë të Rusisë, por se duhet të diskutohet për “de-imperializimin e menjëhershëm”.

Lexo më shumë  Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Ky reagim vjen pasi Ukraina shprehu zemërimin ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron pasi ai tha se ishte jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *