Bota

Trumpi akuzohet për tentativë grusht-shteti dhe përpjekje për tjetersim të rezultatit zgjedhor

Komiteti i Kongresit udhëhiqet nga demokratët, të cilët formuan panelin pasi republikanët bllokuan përpjekjet për të ngritur një hetim të plotë të pavarur.

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump është akuzuar se ka organizuar trazirat e vitit të kaluar në Kapitol në një “tentativë për grusht shteti”. Mbështetësit e Trumpit sulmuan Kongresin më 6 janar 2021, ndërkohë që  ligjvënësit u takuan për të vërtetuar fitoren zgjedhore të Joe Bidenit.

Pas pothuajse një viti hetimi, komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i udhëhequr nga Demokratët, u hap të enjten në mbrëmje duke shfaqur pjesë nga intervistat e kryera me anëtarë të rrethit të brendshëm të Trumpit.

Sipas BBC, pamjet u transmetuan nga dëshmia e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Bill Barr, duke u shprehur se ai i kishte thënë vazhdimisht ish-presidentit se kishte humbur zgjedhjet dhe pretendimet e tij për mashtrim ishin të gabuara.

Lexo më shumë  Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj Elon Musk, Stephen Millerit dhe kompanive të mëdha pas fitores në zgjedhje

“Ne nuk mund të jetojmë në një botë ku administrata aktuale qëndron në pushtet bazuar në pikëpamjen e saj, të pambështetur nga prova specifike, se ka pasur mashtrime në zgjedhje”-tha ish-prokurori i përgjithshëm.

Seanca dëgjimore paraqiti gjithashtu një regjistrim të dëshmisë nga Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit, duke thënë se ajo “pranoi” refuzimin e Barr të teorisë së konspiracionit të babait të saj. Përpara se hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve të hapej të enjten në mbrëmje (e para nga gjashtë seancat dëgjimore që priten këtë muaj) Trumpi e hodhi poshtë atë akuzat duke i quajtuar ato “mashtrim politik”.

Komiteti i Kongresit udhëhiqet nga demokratët, të cilët formuan panelin pasi republikanët bllokuan përpjekjet për të ngritur një hetim të plotë të pavarur. Vetëm dy republikanë përfaqësuesit e vendosur anti-Trump, Adam Kinzinger dhe Liz Cheney po marrin pjesë.

Lexo më shumë  Trumpi pas humbjes: Dëbimet e emigrantëve ishin tepër të ashpra

Qëllimi i komitetit është të sigurojë një përshkrim gjithëpërfshirës jo vetëm të trazirave të 6 janarit, por edhe të “përpjekjes së koordinuar, me shumë hapa” për të “përmbysur” rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Thompson, kryetar i komitetit dhe një ligjvënës i Misisipit, tha në seancën dëgjimorese 6 janari ishte një tentativë për grush shteti.

“6 janari ishte kulmi i një tentative grusht shteti, një përpjekje e pacipë, siç e tha një shkrimtar pak pas 6 janarit, për të përmbysur qeverinë. Dhuna nuk ishte rastësi. Ishte qëndrimi i fundit i Trumpit,”-tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *