(Foto) Fushat ukrainase me qindra gropa prej bombardimeve
Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko ka shpërndarë një imazh satelitor të një fushe në Ukrainë të dëmtuar rëndë nga bombardimet ruse.
Zonja Vasylenko tha në një deklaratë se pavarësisht dëmeve, 75% e arave ukrainase ishin mbjellë dhe se Ukraina do të bënte gjithçka që mundej për të “parandaluar urinë globale”.
Ajo vazhdoi duke u kërkuar liderëve botërorë që të zhbllokojnë Detin e Zi.
Imazhi i fundit nga kompania satelitore amerikane Maxar vjen në kohën kur forcat ruse vazhdojnë të bllokojnë portet e Ukrainës, duke penguar vendin, i cili është një nga furnizuesit kryesorë botërorë të ushqimit, të eksportojë grurë, misër, vaj dhe produkte të tjerë.
Natën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se miliona njerëz mund të vdisnin nga uria për shkak të bllokadës së Rusisë dhe tha se bota ishte në prag të një “krize të tmerrshme ushqimore”.
©Rruga Press