Lajme

Kush është diplomatja gjermane që do zëvendësojë Luigi Sorecan në Shqipëri

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca përfundoi mandatin. Nisur nga kjo, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrel ka caktuar një gjermane në vendin e tij. Bëhet fjalë për Christiane Hohmann, e cila aktualisht shërben si ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më herët, zonja Hohmann ka shërbyer edhe si ambasadore e Gjermanisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Hohmann ka qenë mjaft e angazhuar gjatë muajve të fundit në Estoni për shkak të luftës në Ukrainë.

Ajo ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave vendase për shkak të deklaratave dhe zyrtarëve të lartë gjermanë në lidhje me dërgimin ose jo të armëve të rënda në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *