Norvegjia i dhuron Ukrainës 22 tanke vetëlëvizës për të përballuar sulmet ruse
Ministria Norvegjeze e Mbrojtjes (MOD), i ka dhuruar Ukrainës 22 tanke vetëlëvizës për ta ndihmuar atë të përballojë sulmet ruse.
Në një deklaratë të mërkurën, ministri i mbrojtjes Bjørn Arild Gram tha se “zhvillimi i luftës në Ukrainë tani sugjeron se është e nevojshme të dhurohen gjithashtu sisteme më të rënda artilerie dhe armësh”.
Ushtria Norvegjeze ka dhuruar armët e artilerisë M109, të cilat janë armë me rreze të gjatë, pasi kohët e fundit zëvendësoi stokun e tyre me artileri të re nga Koreja e Jugut, thuhet në deklaratë.
Armët u dhuruan së bashku me pajisjet, pjesë këmbimi dhe municione, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.
Ushtarët ukrainas tashmë janë trajnuar në përdorimin e sistemit nga ushtria norvegjeze në Gjermani, shtohet deklarata.
Gram e quajti donacionin e Norvegjisë një “kontribut thelbësor” që është “shumë i kërkuar nga Ukraina”.
“Qeveria norvegjeze ka pritur të shpallë publikisht donacionin për arsye sigurie. Donacionet e ardhshme nuk mund të shpallen apo komentohen”, thuhet në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara, Holanda dhe Gjermania janë disa nga vendet e tjera që i kanë siguruar Ukrainës furnizime me obus.
Rruga Press