Lajme

Vuçiqi i bindur tek Rama e Kovaçevski: Askush nuk e ndal Ballkanin e Hapur!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u përpoq të hidhte indirekt poshtë faktin se Rusia ka rol në Ballkanin e Hapur, duke theksuar se është një nismë kryekëput e vendeve të rajonit.

“Kjo është nismë e njerëzve nga Ballkani, atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe se mundet vetë të zgjidhin problemet e tyre. Çdo gjë që kemi bërë në ekonomi, pasqyrohet te qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne nuk kemi ansjë kërkesë ndaj askujt, përveç se të jemi miq dhe të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve tanë. Kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Është një ide aq e mirë sa çdo vit dëshiroj të ketë sa më shumë mbështetës të saj”, tha Vuçiç.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Duke falënderuar Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, Vuçiç shtoi se të gjithë janë të mirëseardhur në nismë, por Kosovën nuk e përmendi me emër.

“Takimin e ardhshëm propozoj të jetë në Serbi, para samitit të madh që e kemi në fund të verës në Beograd. Të dakortësohemi si të ndihmojmë njëri-tjetrin që të mbijetojmë në dimër, sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve tanë.

Janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këto grupe edhe përfaqësues të, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës dhe Prishtinës”, tha Vuçiç.

Sipas tij, në fillim askush nuk u interesua për këtë nismë, por sot nuk mund të hyje në holl nga gazetarët, çka tregon interesimin e tyre.

“A do të na hapen negociatat? Kjo varet nga të tjerë. Ajo që varet nga ne është sesi do të jetojmë me fqinjët tanë”, tha Vuçiqi.

Sesi Vuçiqi do jetojë me fqinjët e tregon fakti se mbështet Rusinë në pushtimin e Ukrainës dhe nuk pranon ta përmendi Kosovën as me emër, por veç Prishtinën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *