Lajme

Murati: Gati 17.000 lehona përfituan nga 170 euro në muaj deri tani

Gati 17.000 lehona në Kosovë kanë përfituar deri tani nga 170 euro në muaj në kuadër të shtesave për këtë kategori, ka bërë të ditur të martën ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Murati ka thënë se janë saktësisht 16.700 gra lehona që kanë përfituar nga kjo skemë, e cila ka nisur së zbatuari nga gushti i vitit 2021.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Sipas skemës, lehonat e papuna përfitojnë nga 170 euro për gjashtë muaj radhazi pas lindjes, ndërkaq ato të punësuara përfitojnë nga 170 euro për tre muaj.

Murati po ashtu ka bërë të ditur se sa u përket shtesave për fëmijë, deri tani kanë përfituar 152.500 fëmijë. Fëmijët deri në 2 vjeç përfitojnë nga 20 euro në muaj, ndërkaq ata mbi 2 vjeç i përfitojnë nga 10 euro në muaj.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *