Ushtria ukrainase vret mercenarin e grupit Vagner: Është denazifikuar dhe çmilitarizuar zyrtarisht
Vladimir Andanov, një mercenar i kompanisë private ushtarake Wagner është vrarë në luftime në Ukrainë, njoftoi Komanda Strategjike e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.
“I preferuari i propagandistëve rusë, një mercenar i “Wagner”, Vladimir Andanov, i cili ishte me origjinë Buryat, është denazifikuar dhe çmilitarizuar zyrtarisht”, thuhet në deklaratën e komandës së ushtrisë ukrainase.
Andanovi erdhi në Donbas si vullnetar në vitin 2014. Ai mori pjesë në betejat për Debaltseve dhe u përfshi në pushkatimin e të burgosurve ushtarakë ukrainas në Lohvynove.
©Rruga Press