KryesoreLibri i javes

LIBRI I JAVËS/KUNDËR SHANTAZHIT TË DYFISHTË-SLAVOJ ZIZEK

PARATHËNIE PËR BOTIMIN NË SHQIP: TË SHPËRFILLUR, PREJ ZOTIT DHE TREGUT 

Nga Sllavoj Zhizhek 

Një temë e papritur po ngrihet në trillimet popullore të dekadave të fundit, prej gjepurave më të ulta fundamentaliste (Tim la Haye et consortes) te seritë televizive (Leftovers), tema afron dhe Zoti rroku e atyre “të shpërfillurve”: Kiameti po te vetja të privilegjuarit në mënyrë që t’i shpëtojë ata prej tmerreve që po vijnë… Por, po sikur të propozojmë një lexim vulgar ekonomik të joshjes popullore për këtë temë? Ashtu siç shpesh është rasti, ngjan se Zoti Vetë dëgjoi zërin e Kapitalit, në mënyrë të atillë që tema e të mbeturve të lidhet me situatën tonë të vështirë ekonomike në kapitalizëm global. A mos vallë tanët “të lënë prapa” nuk janë vetëm ata që ishin në gjendje të bashkoheshin me prurjet e refugjatëve dhe që iu desh të mbeteshin të strukur në vendin e tyre të kllaposur nga rrëmuja? Duhet të shmangim çfarëdo romantizimi të thjeshtëzuar të refugjatëve. Disa të majtë europianë pretendojnë se refugjatët janë një proletariat nomad që mund të veprojë si bërthama subjekti revolucionar në Europë një pretendim i cili është thellësisht problematik. Proletariati, sipas Marksit, është i përbërë prej punëtorësh të shfrytëzuar, të disiplinuar përmes punës dhe që krijojnë pasuri dhe, ndërkohë që sot prekariati mund të llogaritet si një formë e re proletariati, paradoksi i refugjatëve është se ata janë më së shumti në kërkim për t’u bërë proletariat. Ata janë një “hiç”, pa patur vend brenda ngrehinës shoqërore të një vendi ku ata gjetën strehë, por prej këtu është një hap i gjatë për te proletariati në kuptimin e përpiktë marksist.

 Pra, në vend se të kremtojmë refugjatët si proletarë nomadë, a nuk do të ishte më e përshtatshme të pretendohet se ata janë pjesa më dinamike/ambicioze e popullatës së vendit të tyre, ata që kanë një vullnet për t’u ngritur dhe se proletarët e vërtetë janë në fakt ata që mbetën atje dhe u lanë pas si të huaj në vetë vendin e tyre (me gjithë ngjyrimin fetar të “të lënit pas”: të mbeturit, ata të cilët nuk merren te Zoti prej dalldisë). Prirja e kapitalizmit global është të na bëjë 80% prej nesh “të lënë pas.”

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

 Një shekull më parë, Vilfredo Pareto ishte i pari që përshkroi të ashtuquajturin rregull 80/20 të (jo vetëm) jetës shoqërore: 80% e tokës është në pronësi të 20% të njerëzve, 80% të përfitimeve prodhohen nga 20% e të punësuarve, 80% të vendimeve merren përgjatë 20% të kohës së mbledhjes, 80% të ndërlidhjeve në Rrjet të çojnë në 20% të faqeve të Rrjetit, 80% e bizeleve prodhohen prej 20% të bishtajve të bizeleve… Siç kanë sugjeruar disa ekonomistë dhe analistë socialë, shpërthimi i sotëm i prodhimtarisë ekonomike na ballafaqon me rastin përfundimtar të këtij rregulli: ekonomia globale në ardhje priret drejt një gjendjeje ku vetëm 20% e fuqisë punëtore mund të bëjë të gjithë punën e nevojshme, kështu që 80% e njerëzve janë parimisht të parëndësishëm dhe të papërdorshëm, potencialisht të papunë… Kur kjo logjikë mbërrin skajin e vet, a nuk do të ishte arsyeshme që ta çonim atë në vetëmohimin e saj: a nuk është sistemi, që i bën 80% të njerëzve të parëndësishëm dhe të papërdorshëm, vetë i parëndësishëm dhe i papërdorshëm? Problemi pra nuk është kryesisht se një proletariat i ri global po lind, por një problem më radikal: miliarda njerëz thjesht nuk nevojiten, të gjitha fasoneritë nuk mund t’i përthithin ato.

Toni Negri ka dhënë dikur një intervistë duke shëtitur përgjatë një rruge nënurbane në Venecia-Mestre, ndërsa kamera e gazetarit kapi një rresht punëtorësh që kishin bllokuar hyrjen e një fabrike tekstilesh që do të mbyllej; ai bëri me gisht nga punëtorët dhe tha shpërfillshëm: “Pa shihi ata! Ata s’e dinë se janë të vdekur sakaq!” Për Negrin, këta punëtorë përfaqësonin gjithçka që është e gabuar në socializmin tradicional sindikalist të përqendruar në sigurinë e punës në korporata, një socializëm i nxjerrë pamëshirshëm jashtë mode prej dinamikave të kapitalizmit “postmodern” me hegjemoninë e tij të punës intelektuale. Në vend se të reagojmë ndaj këtij “shpirti të ri të kapitalizmit” me mënyrën se si reagon socialdemokracia tradicionale, duke e parë atë si një kërcënim, duhet ta përqafojmë plotësisht atë, duke shquar në të, në dinamikat e punës intelektuale dhe në ndërveprimin e tij shoqëror pa hierarki dhe pa centralizim, farat e Komunizmit. Nëqoftëse e ndjekim këtë logjikë deri në fund, nuk mund të mos biem dakord me kunjën cinike neoliberale se, sot, detyra kryesore e sindikatave duhet të jetë riedukimi i punëtorëve në mënyrë që ata të jenë të aftë të përshtaten me ekonominë e re të digjitalizuar. Sidoqoftë, po vizioni i kundërt? Për aq sa dinamika e kapitalizmit të ri po bën të tepërt një përqindje gjithnjë e më të madhe të punëtorëve (sipas disa përllogaritjeve, në afat të gjatë, kapitalizmi i sotëm do të kishte nevojë idealisht vetëm për një 20 përqindsh të fuqisë së disponueshme punëtore), çfarë të themi për projektin e ribashkimit të pikërisht të gjithë “të vdekurve të gjallë” të kapitalizmit global, të gjithë ata të lënë pas prej “përparimit” neokapitalist, të gjithë të dalë të tepërt, që nuk bëjnë më, të gjithë ata të paaftë për t’u përshtatur me kushtet e reja? Basti është, patjetër, se do të mund të skenohej një qark i shkurtër i drejtpërdrejtë midis të mbeturve të historisë dhe aspektit më përparimtar të historisë. Zgjedhja e vërtetë është rrjedhimisht: a duhet të vazhdojmë të luajmë lojën humanitariane të t’u kujdesurit për ata të lënët pas, apo duhet të rrokim detyrën shumë më të vështirë të ndryshimit të sistemit global i cili i gjeneron ata të lënë pas? Pa një ndryshim të këtillë, situata jonë do të jetë gjithnjë e më drejtpërsëdrejti e paarsyeshme. Ky po ashtu, mendoj unë, është fakti që populli në Shqipëri – një vend në të cilin nuk ka luftë, por që një masë e pabesueshme e popullatës, sidoqoftë, do që të emigrojnë – duhet ta marrë në konsideratë.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Kosova nuk ka pëllëmbë toke për të falur, mbrojtja e saj është betimi ynë i përjetshëm

Shqipëroi: Arlind Manxhuka

Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe, 2018


Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *