Kurti për “Ballkanin e Hapur”: S’duhet të hapemi për ndërhyrje verilindore ose lindore, mbështetemi te Procesi i Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten në forumin e Bratisllavës “Globsec 2022” se nuk i beson grupit të liderëve që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor, teksa ka folur për “Ballkanin e Hapur”.
Kurti ka thënë se nuk beson që Kosova duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve verilindore dhe lindore.
“Ballkani Perëndimor është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore. Dhe mbështetemi shumë te Procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Scholz, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda dhe BE-ja që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së”, ka thënë Kurti.
Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë duke thënë se është i përkushtuar për të gjitha çështjet e hapura, por që sipas tij, në qendër kanë njohjen reciproke.
“Flasim për targat, çështjet e energjisë sepse serbët nuk paguajnë rrymën shkaku i strukturave paralele, e jo të qytetarëve, e kemi të zhdukur nga lufta”, tha ai.
Kurti sot është paraqitur në panel bashkë me Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi, Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Miroslav Lajçak, i dërguar special i BE-së për Ballkanin perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor.
Rruga Press