Bota

Heroizmi i pilotëve ukrainas për të furnizuar ushtarët në fabrikën Azovstal

Ushtria ukrainase mbrojti fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol për gati tre muaj.

Mbrojtësit ishin vendosur në bodrumet e fabrikës, shpesh pa ushqim dhe ilaçe dhe pamjet e publikuara së fundmi tregojnë pilotët ukrainas që rrezikojnë jetën e tyre, duke fluturuar me helikopterë Mi-8 përmes hapësirës ajrore të kontrolluar nga Rusia për të furnizuar ushtarët e rrethuar në Azovstal.

Fluturimi i tyre, sipas videos së publikuar, është i ulët, në mënyrë që të shmanget sulmi rus.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Pilotët u ulën në pjesë të shkatërruara të fabrikës së çelikut gjatë misioneve që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, javën e kaluar i quajti “vetëvrasëse”. Ata u transportuan ushtarëve armë, municione, ilaçe dhe ushqime.

Para ca ditësh, ushtarët që ishin brenda në këtë fabrikë janë dorëzuar te rusët, e më herët edhe civilët.

Rusia nuk arriti të marrë nën kontroll qytetin port, Mariupol, deri në dorëzimin e ushtarëve ukrainas që ishin brenda në fabrikë.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Mariupoli vlerësohet se është qyteti tash për tash më i shkatërruar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. Ky qytet është i rëndësishëm për rusët, pasi lidh Krimenë e aneksuar më 2014 nga Rusia me Donbasin, të cilin e përbëjnë rajonet separatiste Luhansk e Donetsk.

Aktualisht, Rusia ka koncentruar shumicën e forcave të saj në Donbas.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *