Holanda njofton rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake që nga Lufta e Ftohtë
Qeveria holandeze ka zbuluar atë që thotë se është rritja më e madhe në shpenzimet ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren tha se “kërcënimet në botë dhe lufta në Ukrainë tregojnë se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqena”.
Pesë miliardë euro shtesë në vit do të përdoren për të financuar pajisje të tilla si gjashtë avionë të rinj luftarakë F-35 dhe një dyfishim të dronëve MQ-9 Reaper, nga katër në tetë, si dhe për të lehtësuar mungesat e përgjithshme të pajisjeve.
Kjo do të thotë që në vitin 2024 dhe 2025 vendi do të arrijë shifrën prej 2% të PBB-së për shpenzimet ushtarake që NATO kërkon nga anëtarët e saj.
©Rruga Press