KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës bën hapin e parë drejt Fondit Sovran

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka bërë hapin e parë drejt formimit të Fondit Sovran. Në mbledhjen e 81-të të Qeverisë Kurti është miratuar drafti i koncept-dokumentit për themelimin e këtij instituti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prezantimin e mekanizmit, ka thënë se me të do të bëhet transformim ekonomik e se do të ketë riorientim të investimeve dhe rritje të punësimit.

Themelimi i Fondit Sovran ka qenë ndër premtimet kryesore të Lëvizjes VETËVENDSOJE! në fushatë. Me këtë premtim synohet shuarja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sipas premtimeve, ky fond do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë për investimet në rritjen e vlerës së tyre.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Brenda Fondit do të themelohet komponenti kreditues i cili do të financohet nga paratë publike, Fondi i privatizimit dhe shitja e letrave të borxhit, dhe që do të investojë në degë të caktuara të industrisë që krijojnë vende pune e zbusin bilancin tregtar duke u përqendruar në rritjen e eksporteve e zëvendësimin e importeve. Fondi do t’i vë në dispozicion 200 milionë euro për investime në ndërmarrje të reja në sektorë të caktuar të industrisë. Plani zhvillimor do të bashkërendohet nga Agjencia Zhvillimore e Kosovës. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet. Ndërmarrjet nën menaxhimin e saj do t’i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”, thuhej në zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *