Si u privatizuan pronat e ushtrisë në 6 vite
Politika e qeverisë në Shqipëri për pronat e ushtrisë është e qartë, duke pretenduar se ato nuk mund të menaxhohen dhe prandaj duhet të kthehen një mundësi zhvillimi, përmes privatizimit. Kjo një skemë e njohur tashmë që prej vitit 1991, kur filloi zhvatja e pasurive publike nën emrin e zhvillimit.
Opozita i sheh procedurat e ndjekura nga qeveria si korruptive me qëllim grabitjen e pronave të ushtrisë.
Por ajo që është tkurrur më shumë 6 vitet e fundit është prona e forcës detare e cila është vendosur në vendet më të bukura të bregdetit shqiptar.
Forca Detare përbëhet nga 5 baza, dy janë kryesore Kepi i Palit dhe Pashalimani. Ndërsa Shëngjini, Saranda dhe Palermo janë mbështetëse.
Sipërfaqja totale e këtyre bazave është 204 hektarë nga të cilat 133 hektarë i janë shkëputur forcës detarë duke u bazuar tek një urdhër i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë nxjerrë në vitin 2016.
Ky urdhër më pas u mbështet nga një vendim i këshillit të ministrave më 21 mars 2017.
Por që këto prona të dalin nga plani i forcës detare duhet të miratohen dhe firmosen nga presidenti i republikës, i cili është njëherazi komandant i forcave të armatosura.
Por pronat e forcës detare janë vetëm një pjesë e atyre tokave apo objekteve të ushtrisë që mund t’i kalohen privatit. Mijëra metra katrorë tokë ku kanë qenë të vendosura reparte të ndryshme, u kanë kaluar bizneseve për shumën simbolike 1 euro.
Rruga Press