Lajme

Gjykata e Strasburgut dënon sërish Shqipërinë, qeveria e detyruar t’i paguajë dëshmpërblim 4,500 euro pesë familjeve

Të martën Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut shpalli fajtor shtetin shqiptar për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi u gjet fajtore për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë.

Në bazë të vendimit qeveria e shqiptare është e detyruar t’i paguajë dëshmpërblim 4,500 euro për pesë familje, të cilat nëpërmjet Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome kishin ngritur në vitin 2017 padinë në Strasburg.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Sipas paditësve, në shkollën Naim Frashëri kur kanë studiuar fëmijët e tyre, në një vit mesatar nxënësit romë dhe egjiptianë përbëjnë midis 89% deri në 100% të fëmijëve të regjistruar, edhe pse këto komunitete janë një minoritet në qytetin e Korçës.

Gjykata vëren se autoritetet shqiptare kanë dështuar të ndërmarrin hapa për të shmangur përqendrimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në këtë shkollë, megjithë vendimin e Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që Minisitria e Arsimit dhe Sportit të merrte hapa të menjëhershëm për ta përmirësuar situatën.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Shkolla “Naim Frashër’ nuk është e vetmja shkollë e segreguar në Shqipëri dhe sipas aktivistëve të komuniteti rom dhe egjiptian, ky është një problem që haset edhe në institucione të tjera arsimore publike në Shkodër, Berat dhe Elbasan./BIRN

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *