Lajme

Shtyhet me 5 vite moratoriumi i gjuetisë, organizatat mjedisore e shohin me skepticizëm

Moratoriumi i gjuetisë do të vijojë edhe për 5 vite të tjera. Për organizatat që kanë në fokus mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve të egër, edhe kjo nismë nuk do të japë rezultate nëse nuk shoqërohet nga ndryshime ligjore.

Ndalimi i përkohshëm i gjuetisë, përveçse në zonat ku ka mbipopullim të kafshëve apo shpendëve të egër, do të vijojë edhe për 5 vite të tjera. Ky është moratoriumi i tretë pas atyre në vitet 2014-2016 dhe 2017-2021.

Lexo më shumë  “Ulni qepenat”/ Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Nesër të gjithë në protestë!

Po sa ka funksionuar deri tani kjo masë e kushtëzuar nga masakra mbi kafshët?

Për organizatat në mbrojtje të botës së egër, edhe ky moratorium i ri nuk do të zgjidhë situatën nëse nuk ka ndryshime rrënjësore ligjore.

Vijimi i gjuetisë së paligjshme në vend konfirmohet edhe nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në harkun e 7 viteve të fundit, në vend u importuan 3126 armë gjahu dhe 252.859 fishekë, që sipas organizatave që kanë në fokus mbrojtjen e shpendëve dhe kafshëve të egra, u përdorën pikërisht për gjueti të paligjshme.

Lexo më shumë  “Autokratët injorantë, propagandë për të mbrojtur vjedhjen në grup”/ Artan Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *