Bota

Vritet gazetari francez në Sievierodonetsk të Luhanskut

Një gazetar francez është vrarë në Sievierodonetsk të Ukrainës, ka njoftuar të hënën guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, shkruan “The Guardian”.

Sipas Gaidait, gazetari francez është vrarë pasi një veturë evakuimi është goditur nga forcat ruse.

Po ashtu, dy civilë mbetën të vdekur të hënën dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet kur trupat ruse u futën në periferi të këtij qyteti.

Lexo më shumë  Gjermania e përkrah Diallon për president të FIFA-s, përballë Infantinos

“Sot automjeti ynë i blinduar i evakuimit me 10 persona brenda, u vu nën zjarrin e armikut. Plagë vdekjeprurëse në qafë ka marrë një gazetar i akredituar francez që po bënte materiale për evakuimin”, ka thënë Gaidai.

Guvernatori rajonal i Luhanskut gjatë mëngjesit të së hënës ka thënë se beteja të ashpra janë duke u zhvilluar, pasi trupat ruse po sulmojnë qytetin me të gjitha armët, me ç’rast kanë hyrë në zonat juglindore dhe verilindore.

Lexo më shumë  Ç’po ndodh? Del jashtë funksioni rrjeti sekret i komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në SHBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *