Bota

Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates kanë humbur 115 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates kanë pësuar një humbje kolektive prej 115 miliardë dollarësh gjatë këtij viti, pasi tregjet e aksioneve shënuan rënie.

Sipas Indeksit të Miliarderëve publikuar nga Bloomberg, pasuria e Musk ka rënë me 46.4 miliardë dollarë, e Bezos me 53.2 miliardë dollarë, ndërsa e Gates ka 15.1 miliardë dollarë.

Bernard Arnault, pronari i konglomeratit francez LVMH dhe personi i tretë më i pasur në botë, ka pësuar një rënie prej 44.7 miliardë dollarësh në vlerën e tij që nga janari në 133 miliardë dollarë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk dhe Bezos është e lidhur me aksionet e Teslas dhe Amazonit. Musk ka 15.6 për qind të aksioneve në Tesla me vlerë rreth 122 miliardë dollarë pasi aksionet në prodhuesin e makinave elektrike ranë pothuajse 37 për qind këtë vit.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ai gjithashtu ka blerë 9.2 për qind të aksioneve në Twitter, gjë që i bëri investitorët të vënë në dyshim angazhimin e tij ndaj Teslas. Musk shiti aksionet e Tesla me vlerë 8.4 miliardë dollarë për të financuar ofertën e tij të mëvonshme për blerje prej 44 miliardë dollarësh.

Gates ka një portofol më të larmishëm, gjë që e ka ndihmuar atë të përballojë ndryshimet e tregut të aksioneve. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, organizata filantropike që ai ngriti me ish-bashkëshorten e tij, ka investuar kryesisht në Berkshire Hathaway të Warren Buffettit, i cili është rritur me më shumë se 5 për qind këtë vit.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Por investimet e tjera, duke përfshirë kompaninë e tij Cascade Investments e cila investon në kompani të teknologjisë si Apple, kanë pasur një zhvillim më të vështirë.

Bezos, i cili themeloi Amazonin, ende zotëron rreth 50 milionë aksione në kompani me vlerë rreth 115 miliardë dollarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *