Art & Kulturë

Shkrimi i 1885 në gazetën Franceze: Gratë suliote, këto heroina shqiptare me një fund tragjik

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, me 6 tetor 1885, në faqen n°2, një shkrim që trajton rolin e grave në luftë dhe mban titullin « Les femmes soldats – Gratë ushtare ».

Francezja rrëfen se gratë suliote kanë frymëzuar edhe ato të Rumelisë për të luftuar kundër turqve. Ajo vë në dukje trimërinë e sulioteve dhe nuk harron të theksojë origjinën e tyre shqiptare.
« …Me padyshim se gratë e Rumelisë janë kujtuar për rolin e lavdishëm që kanë lujatur gratë e vendeve fqinje më pak se para njëqind viteve.

Këto gra ishin Suliotet.

Suliotët ishin shqiptarë që u tërhoqën në male bashkë me bagëtitë e tyre dhe formuan një Republikë të vogël. Numri i tyre ishte rreth shtatë mijë. Në 1789 dhe 1790, ata u ngritën kundër turqve, të cilët dëshironin t’i nënshtronin sërish.

Lexo më shumë  Simfonia e nëntë e Bethovenit shfaqet për publikun

Gratë Suliote ndoqën burrat në luftë ; ato u sillnin atyre ushqim, municione, dhe, nëse ishte e nevojshme, luftonin me ta. Njëra nga ato, Moscho Tsavellas (Mosko Xhavella), gruaja e njërit prej udhëheqësve kryesorë (e ka fjalën për Llambro Xhavellën), çau me sopatë tri arka plot me fishekë, mbushi përparësen e saj, mori pushkën dhe u vërsul përballë turqve*, e mbështetur nga një batalion i shoqeve të saj. Të inkurajuar nga vrulli i tyre, katërqind Suliotë nxituan bashkë me to mbi armikun, i cili u tërhoq, duke lënë më shumë se tre mijë të vdekur në fushë.

Lexo më shumë  Simfonia e nëntë e Bethovenit shfaqet për publikun

Në 1800, Turqit dëshiruan të merrnin hak. Për fat të keq, kësaj here pati tradhtarë midis suliotëve, dy tipa të mjerueshëm shitën vendin e tyre, dhe, nëpërmjet tyre, turqit kapërcyen pengesat. Lufta zgjati me ditë të tëra.

Gratë, të cilat rezistonin, u masakruan masivisht, dhe ato që mundën të largoheshin, njëqind e gjashtëdhjetë, u ngjitën në majat e shkëmbinjëve, prej të cilëve u hodhën në humnerë me fëmijët e tyre. »

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *