Ministri grek: Me zgjedhjen e presidentit të ri do të jetë më e lehtë të arrihet marrëveshja për detin me Shqipërinë
Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në një intervistë të dhënë për Radio Sky në Athinë ka nënkuptuar se Presidenti Meta është ai që po e pengon marrëveshjen për detin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Për shefin e diplomacisë greke, çështja e kufirit detar nuk është zgjidhur ende, për shkak se sipas tij kjo lidhet me mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Metës, kur dihet që ky i fundit, sipas kushtetutës, duhet të autorizojë qeverinë që të hyjë në negociata. Në pyetjen që gazetari i bën “A do e bllokonit Shqipërinë në BE nëse Shqipëria ngre çështje që nuk ekzistojnë?”, këtu gazetari nënkupton gjenocidin ndaj shqiptarëve në Çamëri, ministri i jashtëm përgjigjet, “Mos bëni pyetje hipotetike”.
“Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës Kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme pasi të zgjidhet një president i ri atëherë.
Sinqerisht, kjo është ajo që mbaj nga qëndrimi shqiptar, si dhe nga linja e përgjithshme e politikës së Shqipërisë në lidhje me vendimet e Bashkimit Evropian, si për çështjen e Qipros, ashtu edhe për Turqinë.”
Rruga Press