Bota

Autoritet palestineze thonë se forcat izraelite qëlluan qëllimisht gazetaren Abu Akleh

Autoritetet palestineze kanë njoftuar për rezultatet e hetimeve për vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, duke thënë se forcat izraelite qëlluan qëllimisht dhe e vranë atë.

Prokurori i Përgjithshëm palestinez Akram al-Khatib tha se një pjesëtar i forcave izrealite kishte gjuajtur me armë në kokë gazetaren Shireen Abu Akleh ndërsa ajo po tentonte të arratisej, raporton Al Jazeera.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Al-Khatib ka shtuar se hetimet janë  bazuar në intervistat me dëshmitarët, pas inspektimit të vendit të ngjarjes dhe në një raport mjeko-ligjor.

Gazetarja e kanalit televiziv Al-Jazeera, Shireen Abu Akleh, kishte humbur jetën më 11 maj pasi është qëlluar me armë në operacionin e një bastisjeje të ushtrisë izraelite në kampin Jenin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *