Bota

“Operacioni special dështoi, të shpallet lufta e plotë”

Një trupë e veteraëe të ushtrisë ruse i ka bërë thirrje presidentit Vladimir Putin që të shpallë luftë ndaj Ukrainës. Asambleja e Oficerëve Gjithëarmësh Rusë ka dërguar një letër më 19 maj, përmes së cilës vë në dukje se “operacioni special në Ukrainë dështoi” në arritjen e objektivave të vet. Në këtë kuadër, asambleja bën thirrje që presidenti rus të ndryshojë publikisht objektin e invazionit nga “denazifikimi” në luftë për ekzistencën e Rusisë dhe vendit të saj në rendin global.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Sipas këtij grupi, operacioni special ka dështuar qartazi dhe se Rusia duhet të përgatitet për një luftë tërësore të përgjakshme.

Kritikat në mediat apo blogjet ruse pranë qeverisë dhe Kremlinit kanë marrë hov pas dështimit spektakolar të ushtrisë ruse në kalimin e lumit Siversky Donets ku raportohet se gjetën vdekjen apo u plagosë 400 ushtarë rusë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *