Lajme

Edi Rama ‘harron’ ta falënderojë Policinë e Kosovës pas finales së futbollit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar Policinë e Shtetit shqiptar dhe gjithë ata që morën pjesë në organizmin e finales së Conference League gjatë së mërkurës në Tiranë.

Por, i pari i Qeverisë së Shqipërisë nuk ka falënderuar Policinë e Kosovës, të cilët dje morën rrugën drejtë kryeqytetit shqiptar për t’i ndihmuar kolegët e tyre për mbarëvajtjen e organizimit të ndeshjes finale në futboll.

“Një falenderim i megjithëzemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League”, ka shkruar Rama në Facebook duke ndarë edhe disa fotografi nga kryeqyteti shqiptar.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Dje gjatë ditës, zëdhënësi i forcave të rendit në Kosovë, Baki Kelani, tha se disa zyrtarë policor nga Kosova do të zbarkonin në Tiranë.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Finalja mes ekipit italian Roma dhe ekipit holandes, Feyenoord i takoi italianëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *