Liz Truss viziton Sarajevën nën shqetësimin e ndikimit rus
Të shqetësuar nga ndikimi rus në Bosnje Hercegovinë, sekretarja e jashtme britanike Liz Truss viziton Sarajevën, për të rikonfirmuar mbështetjen për vendin e vogël ballkanik.
Gjatë vizitës, diplomatja do të takohet më zyrtarët më të lartë të vendit.
Truss do t’u drejtohet forcave të armatosura shumë-etnike të Bosnjës duke kërkuar mbështetje për Ukrainën me mesazhin se agresioni i Rusisë duhet të përballet me forcë.
Sarajeva dënoi pushtimin rus të Ukrainës në OKB, por nuk arriti të binte dakord për vendosjen e sanksioneve kundër Kremlinit për shkak të kundërshtimit të zyrtarëve serbë të Bosnjës.
Rruga Press