Klitschko: Falemnderit Kosovë e shqiptarë! Ju u çliruat nga Serbia, ne do çlirohemi nga Rusia!
Kampioni botëror i boksit, ukrainasi, Witalij Klitschko (41), kryetar i Kiev-it vjen me duar me gjak nga fronti i luftës në Davos për të deshmuar nga dora e parë, nga vendi i ngjarjes, para qindra liderëve dhe personaliteve boterore në samitin ndërkombëtar, për krimet dhe gjenocidin rus mbi popullatën civile në Ukrainë, të cilat krime i krahasoi me ato serbe në Kosovë.
Ai dikur ishte kampion bote në boks – sot kryetari i Kiev-it lufton për atdheun e tij, Ukrainën: Witalij Klitschko mbërriti në Davos të dielën për WEF.
Ai falënderoi shqiptarët për mbështetjën ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.
“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazeten Le Canton27.ch.
Kryetari i Kiev-it, njëherit ish-kampioni botëror i boksit (198 cm) ka falënderuar Kosovën dhe shqiptarët për solidarizimin me Ukrainen si në aspektin ushtarak (i cili nuk përmendi numrin e vullnetarëve) ashtu edhe me ndihma humanitare. Besoj se përvec Zotit edhe ne Ukraina do t’ja kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë..”
“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë ne fund z.Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch
Klitschko zbarkoi në Davos me helikopter të dielën pasdite. Ish-kampioni i peshave të rënda duket shumë i përqëndruar gjatë bisedës, mund të thuhet se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë.
Vështrimi i Klitschkos është aktiv dhe plot vullnet të kthehet në Ukrainë t’i kontribuoj proceseve demokratike dhe çlirmit të Ukrainës qoftë me dialog ose qoftë me luftë!
Rruga Press