Uncategorized

Rrethoja e vendosur pas prishjes së Teatrit Kombëtar kthehet në vend urinimi nga tifozët

Prej dy ditësh Tirana është shndërruar në kryeqytetin e futbollit, për shkak të finales së Conference League që do të luhet në “Air Albania Stadium” ku do të ndeshen Roma dhe Feyenoord mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

Por tifozët veç entuziazmit kanë sjellë me vete edhe probleme, ku mbrëmjen e kaluar pati përleshje me policinë, ku pati disa efektivë të plagosur.

Ndërkohë që konsumi i tepërt i alkoolit ka bërë që tifozët e Feyenoordit të urinojnë në rrugë.

Por, këtë herë pamjet tregojnë tifozët duke urinuar në rrethojën e vendosur pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *