Sport

Ish-futbollisti Lekbello rrëfen ndeshjen me Fejnordin në Tiranë më 1991/Ja çfarë gjesti bënë hollandezët atë vit

Artur Lekbello, ish-futbollist i Kombëtares dhe ekipit Partizani, rrëfen kur ka luajtur me Fejnordin në Tiranë para 30 vitesh.

Në ndeshjen e vitit 1991 ai luajti përballë skuadrës holandeze Fejnord, që sot do të ndeshet me Romën në finalen e Ligës së Konferencës, në Tiranë.

“Fejnordi është ekip me emër të madh dhe të detyronte të mobilizoheshe”, tha ai.

Ai shpjegoi se kur erdhën në Shqipëri, holandezët e gjetën vendin të rrënuar nga rënia e regjimit komunist.

Lekbello shpjegoi se si vetë ekipi i Fejnordit filluan të shpërndanin ndihma nëpër qytet.

“Erdhën në një Shqipëri të dalë nga regjimi komunist, Fejnordi erdhi në një Shqipëri të rrënuar. Ata ishin njerëz që prekeshin, e kuptonin dhimbjen e shqiptarëve dhe erdhën e shpërndanë ndihma te qytetarët, vetë ekipi i Fejnordit”, u shpreh Lekbello.

Ai tha se beson se nuk do të ketë probleme me tifozët, dhe bëri një parashikim për mbarëvajtjen e ndeshjes.,

“Nëse shënon i pari Fejnordi do të gjykoja se ndeshja shkon 120 minuta. Nëse shënon Roma e para, mendoj se ndeshja do të mbyllet brenda 90 minutash. Italianët janë mjeshtër për ta vonuar lojën, ndërsa të Fejnordit janë më të moderuar”, tha Lekbello.

“Finalet janë më të paparashikueshme”, u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *