Lajme

Finalja e Conference League, në gatishmëri edhe Garda Kombëtare

Garda e Republikës së Shqipërisë do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë.

Marrja në mbrojtje e këtyre institucioneve është pjesë e planit të masave. Arsyeja e këtij vendimi është për t’i paraprirë incidenteve nga tifozëritë e dy skuadrave, Romës dhe Feyenoordit, të cilat kanë shkaktuar rrëmujë dhe situata të pakëndshme që prej ditës së djeshme.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku edhe do të jetë përqendrimi më i madh i tifozëve.

Finalja e Conference League do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, mes Romës dhe Fejnordit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *