Media italiane ngre alarmin: Mes tifozëve të Romës të infiltruar grekë dhe turq, armiqtë e Fejnordit
Përplasjet e djeshme të ultrasve të Fejnordit dhe Romës me policinë shqiptare nuk kanë kaluar pa u vënë re nga mediat italiane, të cilat ngrenë alarmin se mes tifozerisë verdhekuqe ka prezencë huliganësh.
Gazeta sportive italiane “Corriere Dello Sport” raporton se në Shqipëri për finalen e Ligës së Konferencës kanë udhëtuar edhe mbështetësit e Paok të Selanikut dhe Fenerbahçes, të cilët janë armiqtë të deklaruar kundër ekipit të Fejnordit.
Tensioni në Tiranë duket se është rritur pas arrestimeve të shumta dhe tashmë ka shumë shqetësim për infiltrimin e huliganëve grek dhe turq, që mund të çojnë në skena dhune mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë në krahun tjetër policia ka bërë me dije se do të përpiqet të shmangë kontaktet para dhe pas ndeshjes midis dy tifozerive.
Rruga Press