Lajme

Malësia e Kukësit, aty ku natyra ”thërret” për vëmendjen e institucioneve

Malësia e Kukësit është një tjetër zone malore që po tërheqë çdo vit e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Natyra e bukur e ndërthurur me burime dhe lumenj malore, e bëjnë mjaft të preferueshme këtë zonë, dhe në mënyrë të veçantë parkun natyror kombëtar Korab-Koritnik.

Por kërkesa gjithnjë e në rritje e vizitorëve për këtë zonë, nuk është shoqëruar me investimet e nevojshme për të patur një turizëm të qëndrueshëm malor.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Madje edhe atje ku është ngritur një zyrë, mungon personeli që do të informonte vizitorët dhe do t’i orientonte ato për të vizituar zonën.

Në këto kushte, shoqëria civile e organizuar në shoqëri dhe shoqata organizojnë vetë herë pas here, orientimin e turistëve, pastrimin e zonës si dhe ndihmojnë me sa munden që vizitorët të realizojnë një shëtitje sa më të bukur dhe sa më të sigurt në Malësinë e Kukësit. 

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *