Scholzi mohon se ka qenë i ngadaltë ndaj Kievit – “Rusia s’duhet të fitojë e Ukraina s’duhet të humbasë”
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin, që ta ndalojë sulmin e pakuptimtë në Ukrainë, duke thënë se ndihmat gjermane ndaj ukrainasve rezultuan me rezistencë ndaj forcave ruse.
Scholzi i hodhi poshtë kritikat se ishte shumë i ngadaltë në mbështetjen ndaj Kievit, kur Berlini fillimisht refuzoi ta furnizonte Ukrainën me armatim. Duke folur për politiken gjermane, Scholz deklaroi se “Rusia nuk duhet të fitojë e Ukraina nuk duhet të humbasë”.
“Unë gjithmonë kam vendosur shpejt, së bashku me të gjithë të tjerët, i koordinuar me aleatët”, tha ai të dielën mbrëma për mediumin gjerman ZDF.
Duke folur për ndikimin e luftës në Ukrainë, kancelari gjerman tha se Berlini do të ndihmojë në rivendosjen e eksporteve të drithërave nga Evropa, për të shmangur një krizë ushqimore. Eksportet sipas Scholzit do të mund të bëhen nga Senegali.
Rruga Press