Lajme

“Gjaku i Arbërit” nga Kalabria duke vizituar Gjilanin

Grupi muzikor “Gjaku i Arbërit nga Kalabria”, i koordinuar nga Prof. Michele Greco, me rastin e pranisë së tyre në Kosovë për pjesëmarrje në festivalin “Anadrinia Jehon” në Dejnë – Rahovec, është pritur për vizitë në familjen e dëshmorit Rexhep Malaj të Gjilanit. Gjatë kësaj vizite patëm kënaqësinë të takojmë bashkëshorten, vajzën, nipin e heroit kombëtar si dhe praninë e ministrit të Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit të Territorit Liburn Aliu, nënkryetares së Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku dhe nga Ismajl Kurteshi, politikan dhe diplomat i njohur në Kosovë. Një vizitë shumë emocionale dhe e thellë ku u vunë në pah konceptet kryesore si liria kombëtare dhe drejtësia sociale.

Grupi arbëresh i falenderon sinqerisht për nderin dhe mirëpritjen që na kanë rezervuar për ardhjen tonë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *