Lajme

Veç vrasjeve, Nuredin Dumani rrëfen edhe 6 grabitjet me armë

Nuredin Dumani ka rrëfyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012- 2017.

Ata janë autorë të grabitjes me armë dhe dhunë të shtetasve Xhemal Liçi, argjendarit Lirak Bajraktari, shtetasve Hamit Haxhia, Astrit Ademi, Hamdi Sharka, kambistit Shyqëri Shala, në qytetet Elbasan, Shijak Kavajë dhe Berat.

“Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë ”, ka rrëfyer bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Në dosjen e siguruar nga gazetari Eni Ferhati ai tregon edhe për një tjetër grabitje.

“Grabitja e 2 ka qenë po me të njëjtët persona në Kavajë në vitin 2011. Ishte një kambist në dalje të Kavajës ”, është një pjesë tjetër nga rrëfimi i Dumanit.

“Grabitja e rradhës ishte po në Shijak dhe informacionin për personin e kishte shtetasi Dorjan Shkoza. Ngjarja ka ndodhur po në vitin 2013. Personi që kishte servisin ishte nga Shijaku dhe kishte një benz C Class, ngjyrë gri, i vitit 2005 dhe jepte lekë me fajde”, rrëfen ai më tej.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Dyshohet se Dumani mbeti i plagosur gjatë një atentati që kishte organizuar kundër Talo Çelës, një tjetër person i shumëkërkuar.

Ai është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *