Bota

Kundërpërgjigje ndaj NATO-s, Rusia planifikon krijimin e bazave të reja ushtarake

Aplikimi për anëtarësimin në NATO i Suedisë dhe Finlandës nuk është pritur mirë nga Rusia, e cila përveç kërcënimeve gjatë ditëve të fundit tashmë ka paralajmëruar se do të krijojë baza të reja ushtarake pranë kufijve të saj, shkruan BBC.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i mbrojtjes së Kremlinit, i cili tha se kjo ishte kundërpërgjigjia ndaj zgjerimit në lindje të NATO-s.

Lexo më shumë  Stradner: Trumpi duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut

“Rusia do të krijojë baza të reja ushtarake në perëndim të vendit për të kundërshtuar forcimin e NATO-s pranë kufijve të saj”, tha Sergei Shoigu.

Rikujtojmë se Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur zyrtarisht aplikimin për t’u bashkuar me NATO-n, një aleancë ushtarake e 30 vendeve perëndimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *