Lajme

Presidenti i Këshillit të Evropës sot vizitë në Tiranë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, ku do të pritet nga Kryeministri.

Në agjendë parashikohet që zyrtari i lartë europian do të pritet në Kryeministri në orën 10:15.

Më pas në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Michel dhe Kryeministrit Rama.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Vizita e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian vjen në një kohë kur po shtohet presioni për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga vendet e BE, e lidhur sidomos me pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan.

Agjenda:

-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes. (Sinjalin me frekuenca satelitore, Youtube dhe Facebook);

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve(FOTO dhe Plane me link wetransfere);

-Në orën 11.15, konferenca për shtyp (Sinjalin me frekuenca satelitore, Youtube, Facebook dhe me kamerat tuaja).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *