Del dëshmia e shoferit të autobusit nga Kosova të aksidentuar në Austri
Televizioni austriak “ORF” ka dalë me detaje të reja për aksidentin e sotëm të autobusit nga Kosova, ku mbetën të plagosur 19 persona, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë.
Sipas deklaratës së shoferit të autobusit, dhënë për policinë austriake, ai sapo kishte parakaluar një kamion dhe më pas ishte befasuar kur përballë i kishte dalë një kantier ndërtimi.
Nuk kishte pasur mundësi që të ndryshonte drejtimin e autobusit dhe për pasojë u përplas. Rruga u bllokua për shumë orë.
Rruga Press