Rusia shpenzon disa qinda milionë dollarë në ditë, lufta po “e fundos” financiarisht
Rusia gjatë muajit prill shpenzoi më shumë se 300 milionë dollarë [285 milionë euro] në ditë për luftën se saj në Ukrainë, duke dyfishuar shpenzimet e saj të mbrojtjes para agresionit të saj ushtarak.
Shpenzimet e mbrojtjes janë rritur çdo muaj që kur presidenti Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë në fund të shkurtit, pasi Forcat e Armatosura të Rusisë nuk arritën të siguronin një fitore të shpejtë dhe u vendosën për një strategji për të pushtuar territoret separatiste ruse në lindje të vendit.
Nga të dhënat e Ministrisë ruse të Financave, shpenzimet e mbrojtjes së Rusisë në muajin shkurt arritën në 5.4 miliardë dollarë [5.1 miliardë euro], kurse marsi pati një rritje në 6.6 miliardë dollarë [6.6 miliardë euro].
Prilli ishte deri tani muaji më i shtrenjtë me 9.2 miliardë dollarë [8.75 miliardë euro] të shpenzuara për mbrojtjen. Pra, kjo arrin në 308 milionë dollarë [290 milionë euro] në ditë.
Gjatë muajit prill, shpenzimet ishin më shumë se dyfishi i periudhës së paraluftës, 3.4 miliardë dollarë [3.2 miliardë euro] të shpenzuara në janar 2022. Në prill 2021, shpenzimet e mbrojtjes arritën në [4.3 miliardë dollarë] 4.1 miliardë euro.
Midis janarit dhe fundit të prillit, janë ndarë 24.6 miliardë dollarë [23.4 miliardë euro] nga buxheti rus.
Kjo shifër është trefishi i shumës së shpenzuar për arsimin, më shumë se dyfishi i shumës së shpenzuar për shëndetin dhe 10 herë shuma e shpenzuar për ruajtjen dhe menaxhimin e mjedisit.
Rruga Press