Bota

“Zelensky është rus, s’mund të jetë president i Ukrainës”/ Eksperti i përgjigjet mediave ruse: Pasaporta e publikuar…

Pretendimet se presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është në të vërtetë rus, duke hedhur dyshime mbi përshtatshmërinë e tij për presidencën, janë vërtetuar tashmë si të rreme.

Në prill, një imazh i një pasaporte ruse që përshkruan një të ri Volodymyr Zelensky u përhap në aplikacionin e mesazheve Telegram, së bashku me pretendimet e rreme se, si shtetas rus, Zelensky nuk ishte i përshtatshëm për të qenë në krye të Presidencës ukrainase.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Historia është trajtuar nga të paktën dy media ruse.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë që Zelensky është shtetas rus. Imazhi i pasaportës është i rremë dhe fotografia e Zelenskit ishte e përpunuar.

BBC ka analizuar imazhin në pasaportë dhe ka gjetur se nuk është një foto pasaporte, por një fotografi e vjetër e cila mund të gjendet në një faqe interneti në gjuhën ruse në një artikull në lidhje me ‘historinë e dashurisë’ të Zelenksy dhe gruas së tij.

Lexo më shumë  Nga sanksionet te forca ushtarake: Britania gjen bazën ligjore për të ndaluar anijet flotës në hije të Rusisë

Hetuesi Max Bernhard ka gjetur prova të tjera se pasaporta ishte false.

Bernhard zbuloi se data e lëshimit nuk përputhej me informacionet e tjera në pasaportë dhe duket se është krijuar duke përdorur një pjesë të softuerit që gjeneron pasaporta të rreme ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *