Alarm për bombë në Beograd
Të mërkurën u raportua për kërcënime me bomba të vendosura në disa spitale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.
Alarme të tilla, që kanë rezultuar të rreme ka pasur edhe nëpër disa shkolla dhe kolegje. Këto alarme janë shoqëruar me evakuime.
Këto kërcënime kanë ardhur përmes e-mailit, nga adresa anonime, ku thuhet se në vendet përkatëse janë montuar lëndë shpërthyese.
Lexo më shumë Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Këto kërcënime kanë qenë të shumta në numër ditëve të fundit, jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi dhe në Kosovë. Një kërcënim i tillë erdhi ndaj Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe gjimnazit “Xhevdet Doda. Edhe këto rezultuan të rreme.
Rruga Press