Lajme

Dy vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, aktivistë dhe qytetarë me pankarta ku bëjnë thirrje për drejtësi

Mëngjesin e 17 majit 2020, në orën 04:30 u shembën dy ndërtesat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Artistë, aktivistë, politikanë, gazetarë kërkuan për dy vite të shpëtonin teatrin nga shkatërrimi.

Fadromat rrethuan godinën e teatrit, në orët e vona të natë në pabesi, aty ku qytetarë, artistë e aktivistë qëndronin për t’i bërë rezistencë qeverisë, e cila ishte vendosur t’i shtypte kërkesat e tyre. Tentativat për të ndalur shembjen e teatrit çuan në përplasje të forta mes tyre dhe forcave të policisë.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Pas 12 orësh aksion, ajo çka mbeti ishin vetëm rrënojat e dy godinave.

Por sot ndodhemi në kushte të tjera. Kanë kaluar tashmë dy vite dhe përgjegjësia për veprën e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar ka mbetur ”jetime”, ndonëse vazhdon e luhet ping pong ndërmjet qeverisë dhe bashkisë në fjalë.

Ndërkaq aktivistë të shumtë kanë organizuar një deklaratë të përbashkët për mediat ku kërkojnë drejtësi dhe shqyrtimin e çështjes së teatrit.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

RRuga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *