Lajme

‘Jo më banane’/ E fshehur në një anije që vinte nga Kolumbia, sekuestrohet kokainë në Durrës

Strategjia e bërë tashmë ‘rutinë’ e transportimit të lëndëve narkotike në kamionë me banane duket se është ‘braktisur’ nga trafikantët, ndërsa metoda të reja kanë dalë në sipërfaqe këtë të martë.

Mësohet se një sasi e konsiderueshme prej mbi 50 kg kokaine është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, e vendosur në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia. Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 50 kg, teksa kontrolli do të vijojë sërish rreth orës 10:00 , pasi droga ishte futur mes qymyrit.

Lexo më shumë  Akuza për abuzim me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun

Kanë qenë autoritetet ndërkombëtare që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia. Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në portin e Durrësit.

Hera e fundit ishte vetëm pak javë më parë, në 5 prill ku u kap 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet sot, shqyrton në lexim të dytë 10 projektligje, mban mbledhje edhe Kryesia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *