Informaliteti në punë/67% e kompanive në Shqipëri nuk u deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre
“67% e kompanive shqiptare nuk deklaruan pagën reale të punonjësve të tyre në janar të vitit 2020”. Kështu u shpreh eksperti Bardhi Sedarasi.
Sipas tij “Në 20 janar të këtij viti, ishte afati i fundit që kompanitë shqiptare duhet të deklaronin mbas letrave që iu dërguan nga tatimet. Në 100 kompani, 67 nga ato nuk deklaruan pagën reale”.
“67% e totalit nuk deklaruan pagën reale dhe u detyrua Ministria e Financave dhe qeveria që të fillonte këtë njësinë që raportoi sot, Task Forcën, e cila bën verifikimin në çdo kompani, shohin sa njerëz janë në punë dhe si paguhen”, u shpreh Sejdarasi.
Rruga Press