Lajme

Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI), përkrah dhe kërkon aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Edhe Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI), ka përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

ESI përmes një deklarate të titulluar “Sërish 47? Rusia jashtë, Kosova brenda”, iu ka bërë thirrje sot ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta dërgojnë në Asamblenë Parlamentare (PACE).

Lexo më shumë  Turizmi në Kosovë vazhdon rritjen, mbi 46 mijë vizitorë në mars 2026

Po ashtu Drejtuesit e ESI, Gerald Knaus dhe Kristof Bender, kanë kërkuar që vendimi të merret në takimin e Torinos në Itali më 20 maj.

Dërgimi i Kosovës në PACE bëhet me dy të tretat e votave, që i bie 31 nga 46 vende anëtare të KiE. Kjo derisa 34 prej tyre e kanë njohur Kosovën. Si e tillë përmendet edhe Italia që tani është kryesuese e Komitetit të Ministrave.

Lexo më shumë  Shtetësi për “sportistë elitarë”/Skandali që po pasuron trafikantë e zyrtarë federate

ESI vlerëson se Kosova, pavarësia e së cilës u konfirmua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, është rrëfimi i kundërt i Rusisë që së fundi u përjashtua nga KiE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *