Bota

(Video) Policia shoqëron ‘Kim Jong Unin australian’,”Askush s’mund t’i thotë liderit suprem çfarë duhet të bëjë”

Një person shumë i ngjajshëm në fizik me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka marrë vëmendjen e kamerave dhe pjesëmarrësve në aktivitetin e fushatës zgjedhore të kryeministrit Scott Morrison.

Ai ia kishte arritur të dukej thuajse si lideri suprem koreano-verior, duke u paraqitur me një kostum të errët me vija, syze djelli, si dhe me një model flokësh identik.

Lexo më shumë  Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

Sipas portalit “Upi”, australiani “sozi” u shoqërua nga policia për intervistim.

Këshilltari i kryeministrit Morrison, Nick Creevey, i tha “diktatorit” të largohej pasi po pengonte, kurse personi në fjalë i referohej vetvetes si “lider suprem”.

“Më falni, duhet të largoheni, kjo është gjëja më fyese që kam parë ndonjëherë në një fushatë”, tha Creevey. Kurse sozia i Kim Jong-Unit ia ktheu duke u shprehur se askush nuk mund t’i thotë liderit suprem se çfarë duhet të bëjë.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *